Çfarë bëjmë.
Produkte digjitale, webfaqe, zhvillim, përmbajtje, rritje dhe AI. Nisim nga ajo që i duhet biznesit tënd dhe ndërtojmë vetëm atë.
Digital Products
Aplikacione, portale dhe vegla pune: të menduara për ata që i përdorin, të ndërtuara që të punojnë çdo ditë.
- Koncept produkti dhe rrugëtime përdoruesi
- Arkitekturë informacioni
- UI/UX dhe prototipe
- Sisteme dizajni
- Vegla për stafin dhe portale B2B
- Rrjedha operative
Websites
Webfaqe dhe dyqane online që duken mirë, lexohen qartë dhe shesin: në Shopify ose të ndërtuara enkas, së pari për telefon.
- Webfaqe sipas nevojës sate
- Shopify ose dyqan i ndërtuar enkas
- Strukturë e produkteve dhe e katalogut
- Migrim prej platformës ekzistuese
- Shfletim dhe blerje në telefon
- Përmirësim i konvertimit
Development
Softuer për mënyrën si punon biznesi yt: integrime me postën, kontabilitetin dhe kuponin fiskal, vegla interne dhe automatizime.
- Frontend dhe backend
- Aplikacione dhe vegla interne
- Porosi, stok, dërgesa dhe kthime
- Integrime: postë, kontabilitet dhe kupon fiskal
- API dhe automatizime
- Hosting, mirëmbajtje dhe mbështetje teknike
Pas dorëzimit
Ofrojmë edhe hosting-un, mirëmbajtjen dhe mbështetjen teknike. Për mirëmbajtjen mujore merremi vesh veçmas pas dorëzimit; oferta e projektit nuk e përfshin.
Content
Tekste, foto, grafika dhe video për produktet dhe fushatat e tua, të bëra për vendin ku do të shfaqen.
- Copywriting
- Përmbajtje produkti dhe fushate
- Ilustrim, grafika 2D dhe 3D
- Animacion dhe video
- Fotografi
- Drejtim artistik për ekrane
Growth
Reklama në Meta, marketing me email dhe raporte që tregojnë çfarë funksionon dhe çfarë duhet ndryshuar.
- Reklama në Meta
- Marketing me email: fushata dhe rrjedha automatike
- Strategji rritjeje
- Rishikim i konvertimit
- Raportim mujor, me krahasim muaj pas muaji
- Hapat e radhës, jo vetëm numra
Generative AI
AI aty ku kursen punë të vërtetë: përmbajtje, përgjigje për klientët dhe vegla interne, gjithmonë me kontroll njerëzor para se të dalë.
- Përmbajtje me ndihmën e AI-së
- Prodhim vizual
- Ndihmë në rrjedhat e punës
- Funksione produkti
- Vegla interne
- Lidhje mes sistemeve, me kontroll nga një njeri