
Stuhia
Dyqan i elektronikës ku porosia ecën vetë.
Shiko punënProdukte digjitale, webfaqe, zhvillim, përmbajtje, rritje dhe AI. Çfarë të duhet, e ndërtojmë. Çfarë s’të duhet, s’ta shesim.
Jemi etreg, nga Prishtina. Ndërtojmë dyqane online, webfaqe, sisteme dhe përmbajtje për biznese që duan të shesin më shumë dhe të punojnë më lehtë. Para se të hapim ndonjë vegël, duam ta kuptojmë si punon biznesi yt dhe ku po të ikën koha.












Nganjëherë të duhet një dyqan i ri. Nganjëherë mjafton një faqe më e qartë, një email që niset vetë ose një sistem që lidh punët që ende i bën me dorë. Zgjidhja varet nga nevoja, jo nga moda.