Vegza Business Hub

Rezervimet, email-i dhe ekipi në një aplikacion.

Grafika e hapjes së Vegza Business Hub: ndërtesa me fasadë xhami, bardh e zi, para panoramës blu të Prishtinës, me logon sipër

Vegza Business Hub është ndërtesë shtatëkatëshe në Prishtinë: zyra për ekipe të vogla dhe të mëdha, tavolina pune, salla takimesh, kabina telefoni, tarracë për evente dhe kafene në katin përdhes. Po hapej për herë të parë dhe i duhej një webfaqe ku njerëzit të shihnin çdo hapësirë dhe të dërgonin kërkesë për të, si dhe një vend ku ekipi t’u përgjigjej këtyre kërkesave.

Webfaqja

Çdo hapësirë ka faqen e vet, me foto, madhësi dhe çmime sipas periudhës, nga një orë deri në një vit. Ekipi i ndryshon emrat, çmimet dhe fotot në panel. Webfaqja përditësohet vetë.

Rezervimi

Vizitori zgjedh hapësirën, periudhën dhe datat, e sheh çmimin dhe e dërgon kërkesën. Ekipi e miraton. Klienti merr email në çdo hap dhe një lidhje për ta ndjekur kërkesën.

Aplikacioni i ekipit

Ekipi punon në një aplikacion të vetëm, në kompjuter ose në telefon: kalendari, kërkesat, klientët, zbritjet, email-i info@ dhe një njoftim për çdo kërkesë të re ose email të ri. Rolet përcaktojnë kush çfarë sheh dhe çfarë ndryshon, ndërsa për të hyrë duhet edhe një kod nga telefoni.

Ke hapësira, salla ose termine që njerëzit i rezervojnë? E ndërtojmë sistemin sipas mënyrës si punon tashmë.

Digital Products

Puna tjetër

Montel Electric