Ndërtojmë zgjidhje që punojnë.
- 5M+ €Shitje të realizuara për klientët
- 30+Dyqane online të ndërtuara
- SiguriaPrioriteti ynë kryesor për biznesin tënd
Jemi etreg, nga Prishtina. Punojmë me biznese që duan të shesin më shumë, të punojnë më lehtë dhe të duken siç janë. Disa vijnë me një dyqan për të hapur, disa me një sistem që s’u bën më punë.
Nuk nisim nga veglat. Nisim nga pyetja: çfarë duhet të ndodhë që biznesi yt të ecë përpara? Pastaj vendosim çfarë duhet ndërtuar, çfarë duhet lidhur dhe çfarë duhet lënë rehat.
Pse etreg
- 01
Nevoja para veglës.
Shopify, kod me porosi apo diçka tjetër: zgjedhja vjen pasi e kuptojmë punën, jo përpara.
- 02
Dizajn, përmbajtje dhe kod, në një ekip.
S’të duhen tri palë që flasin mes vete. Faqja, fjalët dhe sistemi pas tyre mendohen bashkë dhe ndërtohen bashkë.
- 03
E dorëzojmë dhe mbetemi afër.
Një zgjidhje është e mirë kur punon edhe pas ditës së parë. Për mirëmbajtjen dhe përmirësimet merremi vesh veçmas, sipas nevojës.
Si punojmë
- 01
E kuptojmë punën.
Çfarë të duhet, kush e përdor dhe ku po të humbet koha. Prej aty nisim.
- 02
E shkruajmë propozimin.
Fushëveprimi, afati dhe çmimi, me shkrim, para se të nisë puna.
- 03
E ndërtojmë dhe e provojmë.
Dizajn, përmbajtje, zhvillim dhe testim, aq sa i duhet projektit. Jo më shumë.
- 04
E dorëzojmë. Mbetemi afër.
Për mirëmbajtjen dhe mbështetjen merremi vesh veçmas, nëse të duhen.
Çfarë bëjmë
Digital Products
- Koncept produkti dhe rrugëtime përdoruesi
- Arkitekturë informacioni
- UI/UX dhe prototipe
- Sisteme dizajni
- Vegla për stafin dhe portale B2B
- Rrjedha operative
Websites
- Webfaqe sipas nevojës sate
- Shopify ose dyqan i ndërtuar enkas
- Strukturë e produkteve dhe e katalogut
- Migrim prej platformës ekzistuese
- Shfletim dhe blerje në telefon
- Përmirësim i konvertimit
Development
- Frontend dhe backend
- Aplikacione dhe vegla interne
- Porosi, stok, dërgesa dhe kthime
- Integrime: postë, kontabilitet dhe kupon fiskal
- API dhe automatizime
- Hosting, mirëmbajtje dhe mbështetje teknike
Content
- Copywriting
- Përmbajtje produkti dhe fushate
- Ilustrim, grafika 2D dhe 3D
- Animacion dhe video
- Fotografi
- Drejtim artistik për ekrane
Growth
- Reklama në Meta
- Marketing me email: fushata dhe rrjedha automatike
- Strategji rritjeje
- Rishikim i konvertimit
- Raportim mujor, me krahasim muaj pas muaji
- Hapat e radhës, jo vetëm numra
Generative AI
- Përmbajtje me ndihmën e AI-së
- Prodhim vizual
- Ndihmë në rrjedhat e punës
- Funksione produkti
- Vegla interne
- Lidhje mes sistemeve, me kontroll nga një njeri