Maison de Parfum

Parfumeri niche me katalog që mbushet vetë.

Monogrami i kuq i Maison de Parfum, i fryrë, që noton mbi ujin e kaltër të një pishine

Maison de Parfum shet parfume niche në Prishtinë, në dyqan dhe online. Me kaq shumë produkte dhe marka, katalogu ishte puna më e rëndë: çdo produkt i ri kërkonte orë të tëra dhe dyqani online mbetej prapa atij fizik.

Kalimi në Shopify

Struktura u ndërtua nga e para: marka, familje aromash, koleksione dhe sete dhuratash, që një katalog i madh të shfletohet si i vogël.

Katalogu

Produktet ngarkohen nga një tabelë dhe një dosje me foto. Dublikatat kapen, notat e parfumit plotësohen dhe koleksionet caktohen. Dikush vetëm i miraton.

Dyqani dhe online, bashkë

Klientët në dyqan regjistrohen në një tablet dhe marrin email-in e parë. Reklamat dhe email-et mbështeten në të njëjtin katalog.

Ke katalog të madh dhe pak kohë? Shiko si i lidhim dyqanin, katalogun dhe email-in.

E-commerce i lidhur

Puna tjetër

Risi Kids