Klientët
Biznese nga Prishtina dhe nga rajoni që duan të shesin, të organizohen dhe të rriten online. Për disa ndërtuam dyqanin, për disa sistemin pas tij.
Të gjithë klientët
AFËR
AFËR është brend mode që nisi pa dyqan. Dyqani online, nisja, email-et e para dhe automatizimet me AI, që ekipi të merret me koleksionin.
BetaTech
BetaTech shet kompjuterë, pjesë dhe aksesorë. Puna jonë: dyqani Shopify për blerësit dhe bizneset, katalogu, arka dhe email-et e porosive.
Cloud Eleven
Cloud Eleven është studio lëvizjeje dhe mirëqenieje në Prishtinë. Webfaqe e lidhur me formën e kontaktit, email-in, reklamat dhe praninë në Google.
Door 903
Door 903 është brend mode me klientë jashtë Kosovës. Dyqan në Shopify me dërgesa dhe pagesa ndërkombëtare, mirëmbajtje, optimizim dhe reklama.
Fita
Fita shet telefona dhe aksesorë në Prishtinë prej më shumë se 20 vjetësh. Kalimi në shitje online: dyqani, porositë e lidhura me punën e përditshme dhe mbështetja për ekipin.
Maison de Parfum
Maison de Parfum shet parfume niche në Prishtinë, në dyqan dhe online. Kalimi në Shopify, katalog që mbushet vetë, email dhe reklama.
MINË
MINË shet produkte bukurie dhe kozmetikë në Kosovë. Dyqan online i ridizajnuar, blerje më e shkurtër dhe email që i mban klientët afër.
Momcozy
Momcozy është dyqani zyrtar për Kosovën, me produkte për nëna dhe fëmijë. Puna jonë: struktura e qartë e produkteve, blerja e lehtë dhe menaxhimi teknik i dyqanit.
Montel Electric
Montel Electric shet material elektrik për individë dhe biznese. Shitje online me pakicë dhe sistem B2B: llogari biznesi, porosi me sasi dhe çmime sipas marrëveshjes.
Ose the Label
Ose the Label është brend mode me shitje online. Dyqani online, struktura e katalogut, reklamat dhe përmirësimet e faqes.
Proove
Proove është dyqani për Kosovën, me produkte teknologjike. Puna jonë: struktura e katalogut, mirëmbajtja, performanca e faqes dhe reklamat.
Risi Kids
Risi Kids shet produkte për fëmijë dhe nëna, prej karrocave deri te veshjet. Dyqan online me kategori të qarta, faqe produkti të plota dhe blerje të lehtë nga telefoni.
Stuhia
Stuhia shet pajisje elektronike online. Dyqani dhe sistemi rreth tij: porositë shkojnë vetë te posta, mesazhet bëhen porosi dhe përmbajtja përgatitet me AI.
Three60 Music
Three60 Music është label dhe distributor muzikor në Prishtinë. E zhvilluam më tej portalin ku artistët dorëzojnë publikimet: orar i saktë, dorëzime që mbyllen dhe skedarë të kontrolluar.
Vegza Business Hub
Vegza Business Hub është hapësirë pune dhe zyrash në Prishtinë. Ndërtuam në Cloudflare webfaqen, platformën e rezervimeve dhe aplikacionin për stafin.











