MINË

Dyqan bukurie që shet dhe mban kontaktin.

Tuba MINË vjollcë dhe të zinj, me shenjën e artë të markës

MINË është emër i njohur i bukurisë në Kosovë. Dyqani online i kishte produktet, por jo rrugën: gjetja zgjaste shumë, blerja kishte hapa të tepërt dhe pas porosisë klientet nuk dëgjonin më asgjë nga dyqani.

Gjetja

Ridizajnuam dyqanin në Shopify: kategori sipas nevojës, kërkim që gjen dhe faqe produkti me gjithçka që duhet për të vendosur.

Blerja

Rruga deri te pagesa u shkurtua. Më pak hapa, më pak pyetje, më pak shporta të lëna përgjysmë.

Email-i

Marketingu me email punon vetë: email-et e mirëseardhjes, të shportës së harruar dhe të ofertave dalin në tonin e brendit. Klientja merr lajme nga MINË edhe kur nuk është në faqe.

Dyqani yt shet, por mund të shiste më lehtë? Shiko çfarë bëjmë me dyqanet online.

Websites

Puna tjetër

Three60 Music